Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur së fundmi se dëshiron të takohet me senatorin e ri të Michigan-it, Abdul El-Sayed.
Edhe pse mes dyshes ka pasur përplasje të shumta në zgjedhjet e mes-mandatit, mesa duket Trump ka zgjedhur që të “ulë gjakrat”. Presidenti i SHBA-ve, duket të ketë ndryshuar qasjen e tij ndaj El-Sayed.
Ky takim me senatorin e ri të Michigan, thuhet se do të kishte si qëllim diskutimet rreth planit të tij për kujdesin shëndetësor ndaj të gjithëve, të njohur si “Medicare for All”. Pikërisht këtë të fundit, El-Sayed e quante “Trumpcare”.
Mirëpo, presidenti Trump e ka cilësuar senatorin e ri si një djalë të zgjuar, duke thënë se kishte bërë një punë të mirë. Kujtojmë se El-Sayed gjatë fushatës së tij ka theksuar mbështetjen për idenë kujdesit shëndetësor universal, kjo e kundërshtuar nga Trump.









