E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Çfarë fshihet pas deklaratave të ambasadorit Wendt? Bushati: Po lobon që të blejmë gazin e shtrenjtë

Analisti Andi Bushati tha se deklaratat e ambasadorit të SHBA-së, Eric Wendt, në takimin me prokurorët e SPAK-ut, ishin një formë lobimi që Shqipëria të blejë gazin e shtrenjtë amerikan.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Bushati tha se nëse SHBA-ja do të donte të ndihmonte Shqipërinë, do të duhej të zbardhte çfarë ndodhi pas planeve të ish-ambasadores së SHBA-së në Greqi.

Sipas tij, fjalët e Wendt janë të qarta: ai po lobon vetëm për interesa amerikane.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Si e kupton këtë deklaratë të ambasadorit?

Bushati: Mu duk si seminar, ku ai thotë: ja ku keni gjurmët, ja email-et, ju s’po doni t’i merrni. Nuk shoh një vullnet politik që Amerika do të bëjë një Shqipëri më të ndershme. Kishte një pjesë të sinqertë, që administrata Trump e ka politikë të sajën. Pra, paratë që krimi i organizuar fut nga droga në SHBA, aty ata nuk të falin. Që ata duan një Shqipëri më të pastër nga tenderat, unë nuk e besoj. Ka hallin ambasadori si përdoret paraja shqiptare? Është i njëjti ambasador që thotë: nuk e di që familja Trump ka interesa në Zvërnec. Do tjetrën? Po le të sjellë provat e asaj ambasadores pornostar në Greqi. Ai ka lobuar për një kontratë më të shtrenjtë në SHBA, që ne të blejmë më shtrenjtë gazin. Ne e kemi këtu TAP-in, nga i cili mund të blejmë gaz.

Rakipi: Nuk ia blen dot TAP-it.

Bushati: Ia blen, është lënë dera hapur. Shqipëria sot nuk ka rrjet. Ne kemi nënshkruar kontratën për gaz të lëngshëm nga SHBA-ja, pa pasur rrjet shpërndarjeje, me lobimin e pornostares. Këtë duhet të na e zbardhë ambasadori sot. T’i heqim iluzionet se korrupsionin dhe vjedhjet që bën Rama do të na i pastrojë Amerika.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.