Një I dënuar në burgun e Burrelit sulmoi një gardian. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të mërkurës gjatë turnit të tretë. Burimet bëjnë me dije për Top Neës se i dënuari Dritan Ymeri ka kërkuar të shkojë në tualet dhe sapo efektivi Agron Bebja ka hapur derën, i burgosuri e ka qëlluar në kokë me petrogaz. Si pasojë efektivi i policisë së burgjeve mbeti i dëmtuar dhe u transportua për të marrë ndihmë mjekësore. Dritan Ymeri vuan dënimin prej 25 vitesh burgim. Këtë të enjte ai u pyet nga grupi i hetimit të prokurorisë së Dibrës. Kur i burgosuri u pyet se pse e sulmoi efektivin ai u përgjigj "ma tha truri". I burgosur u dërgua në izolim.