“I dënuari goditi efektivin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit”, reagon Drejtoria e Burgjeve: Efektivi jashtë rrezikut për jetën
Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen me Elisa Spiropalin, duke deklaruar se ajo tashmë është e lirë në jetën e saj politike dhe nuk është më e detyruar të ndjekë atë apo Partinë Socialiste.
Në një intervistë për podkastin “Rishtazi”, në Maqedoninë e Veriut, kreu i qeverisë është pyetur nëse deklaratat e Spiropalit mund të ndikojnë në perceptimin e zhvillimeve politike në Shqipëri.
Rama fillimisht ka shmangur komentet, duke argumentuar se nuk diskuton për çështjet e politikës së brendshme shqiptare në mediat e vendeve të tjera.
Megjithatë, kryeministri është ndalur te pozicioni politik i Spiropalit, duke theksuar se ajo nuk është më e detyruar të ndjekë atë dhe Partinë Socialiste.
I pyetur nëse deklaratat e saj mund të dëmtojnë atë që qeveria po bën, Rama u shpreh se asnjë kundërshti nuk e dëmton të vërtetën dhe faktet. Ai i krahasoi kundërshtitë me erërat që forcojnë pemën, ndërsa shtoi se ato që sjellin pasoja duhet të shërbejnë për të kuptuar se ku qëndron problemi.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: E di që jemi të kufizuar në kohë, por nuk mund të mos ju pyes edhe për deklaratat e Elisa Spiropalit. A mund të ndikojnë ato në një mënyrë tjetër të të kuptuarit të kësaj çështjeje?
Edi Rama: Ti je shqiptar 24 karatë, por ti punon për një media që është në një shtet tjetër. Unë në shtetet e tjera nuk flas për çështje politike të brendshme, sepse nuk ka asnjë kuptim që audiencës suaj t’i jap ato.
Gazetari: Por audienca jonë i ndjek këto zhvillime.
Edi Rama: Nuk kam asnjë problem t’i ndjekin me të tjerët, por nuk flas për çështje të brendshme, sepse janë çështje të tjera.
Plus pastaj, Elisa tani është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të ndjekë mua dhe Partinë Socialiste.
Gazetari: Pyetja ishte nëse këto deklarata mund të dëmtojnë gjithë atë që ju shpjeguat, pra masat që po merrni, kur duket sikur ka një kundërshti mes tyre dhe asaj që ju thoni.
Edi Rama: Asnjë kundërshti nuk e dëmton të vërtetën për sa kohë e vërteta flet për veten e vet.
Asnjë kundërshti nuk i dëmton faktet për sa kohë faktet pozicionohen ashtu siç duhet.
Dhe çdo kundërshti që pastaj dëmton është një arsye për të kuptuar se ku qëndron problemi me ne.
Por, për sa u përket kundërshtive që janë rreth e rrotull, janë si ato erërat që vetëm e forcojnë pemën.
Top Channel