Një punonjës i Policisë së Burgjeve ka mbetur i dëmtuar pas një sulmi nga një i dënuar në Burgun e Burrelit.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ngjarja ndodhi në momentin e hapjes së derës së qelisë, kur i dënuari Dritan Imeri goditi në befasi me një ekspres kafeje inspektorin Agron Bebja, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Menjëherë pas incidentit, strukturat e sigurisë ndërhynë për neutralizimin e situatës dhe rikthimin e kontrollit në institucion.
Punonjësit iu dha ndihma e parë në burg dhe më pas u transportua në Spitalin e Matit, ku sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.
Pas ngjarjes, drejtues të lartë të Policisë së Burgjeve mbërritën në institucion për të ndjekur situatën dhe më vonë vizituan efektivin e dëmtuar në banesën e tij.
Për incidentin është hartuar raporti përkatës, ndërsa janë njoftuar autoritetet kompetente dhe AMSEVP për vijimin e procedurave ligjore.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dënuar aktin e dhunës dhe ka garantuar mbulimin e shpenzimeve mjekësore të punonjësit deri në rikuperimin e plotë të gjendjes së tij shëndetësore.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:
Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon se, në IEVP Burrel, gjatë kryerjes së shërbimit nga strukturat e sigurisë, është regjistruar një incident me pasoja për shëndetin e një punonjësi të Policisë së Burgjeve.
Në momentin e hapjes së derës së dhomës së banimit, i dënuari Dritan Imeri ka ndërmarrë një veprim të dhunshëm ndaj punonjësit të grupit të sigurisë, inspektor Agron Bebja, duke e goditur në befasi me një ekspres kafeje dhe duke i shkaktuar dëmtime në zonën e kokës.
Menjëherë pas incidentit, strukturat e sigurisë kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës, duke bërë të mundur ndërprerjen e veprimeve të dhunshme dhe rikthimin e kontrollit në institucion.
Inspektorit iu dha ndihma e parë në ambientet e IEVP Burrel dhe më pas u shoqërua për vizitë mjekësore në Spitalin e Matit. Sipas vlerësimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën
Pas marrjes së informacionit për incidentin, drejtues të lartë të Policisë së Burgjeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë mbërritur në IEVP Burrel për të ndjekur nga afër situatën dhe për të vlerësuar masat e marra. Në vijim, ata kanë vizituar punonjësin e dëmtuar në banesën e tij, pas daljes nga spitali, duke i shprehur mbështetjen dhe solidaritetin institucional.
Për rastin është përpiluar raporti përkatës i incidentit, ndërsa janë njoftuar autoritetet kompetente dhe AMSEVP për vijimin e veprimeve procedurale dhe trajtimin e mëtejshëm të ngjarjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon me vendosmëri çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë së Burgjeve, të cilët përmbushin detyrën e tyre në garantimin e sigurisë, rendit dhe zbatimit të ligjit në institucionet penitenciare.
Njëkohësisht, Drejtoria shpreh mbështetjen e plotë për punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe garanton marrjen e masave për mbulimin e shpenzimeve mjekësore të punonjësit të dëmtuar, deri në rikuperimin e plotë të gjendjes së tij shëndetësore, duke i uruar atij shërim të shpejtë.








Komente
Komento