‘Kanë bërë lavazhin e pasurive’/ Bala: SPAK nuk ka justifikuar as paratë, as shpenzimet e hetimeve

21:53, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, gazetari Anri Bala deklaroi se për të gjurmuar pasuritë e një subjekti nën hetim, prokuroria ka në dispozicion instrumente bazë si Tatimet, Kadastra dhe Gjendja Civile, pa pasur nevojë të shkojë deri në Amerikë për të zbuluar lidhjet dhe pasuritë e dyshimta.

Duke debatuar me ish-prokurorin Eugen Beci, Bala ngriti pikëpyetje edhe mbi bilancin e hetimeve të strukturës së posaçme, duke argumentuar se, pavarësisht kostove të mëdha financiare dhe viteve të funksionimit, rezultatet në sekuestrimin e parave dhe pronave mbeten të pakta.

Ai shkoi edhe më tej në kritikën e tij, duke e cilësuar punën e deritanishme të SPAK si një proces që më shumë ngjan me “lavazh të pasurive” dhe katarsis të zyrtarëve të lartë, sesa me një luftë efektive kundër korrupsionit.

Diskutimi në studio:

Bala: Në qoftë se do, në luftën ti, unë me respekt po them, ke qenë prokuror dhe e di shumë mirë sot këtë daljen e prokurorisë... Në se do doje për një subjekt, unë besoj që për të kapur një subjekt mjafton të kesh në dorë Tatimet, Kadastrën dhe Gjendjen Civile.

Beci: Këtu s'jam dakord me ty. Prit, unë nuk kapja subjekt, kapja vepër penale.

Bala: Vepër penale pra, të një subjekti. Të një subjekti nuk ke nevojë me shku deri në Amerikë. Këtu mjaft kapi me gjendje civile rrethin e ngushtë, shkon Kadastrë, sa para ka ky, ka nëna nga 90 vjeçe kanë nga 100 shtëpia, ne s'po blejmë dot një shtëpi, i kasollës është shtëpi, nuk e di...

Dhe mjaft shkon tek Kadastra të kuptosh ku janë apartamentet, se si dalin disa nëna nga 90 vjeç dhe kanë, thashë edhe njëherë 100 apartamente, ose llogari miliona euro llogari bankare.

Beci: Kjo është metodikë e gabuar vetëm me shkresa, duhet patjetër metodë aktive.

Bala: Bravo, zoti Beci. Por unë nuk po them që në rastin konkret, si rasti i konfiskimit, pra sekuestrimit pastaj konfiskimit, unë nuk po them ndoshta nuk më gjente dot zyrtarin, por ama prokuroria nëpërmjet zyrtarit, pse flasim këtu, se ka dhe korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nëpërmjet zyrtarit mund të gjente krimin e organizuar brenda strukturës që niste kryesisht për zyrtarin. Dhe minimalisht ne s'kemi sot as pasuri, pra para nuk kemi, as prona, janë ca sporadike për atë që e ngritëm strukturën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe lufta që është në fund, besoj unë, të atij procesit të atij që është babai i reformës që është zoti Rama...

Beci: Jo, jo, këtu të kundërshtoj, nuk është babai i reformës zoti Rama.

Bala: Thotë ai që unë jam babai i reformës, e di, e di. Ai pretendon se është babai i reformës.

Beci: Atje oborri i zotit Rama është, po nuk është zoti Rama.

Bala: Dhe vetëm ai ka ngelur, vetëm ai ka ngelur subjekt dhe ja dy-tre kokrra të tjerë që nëse arreston këta sot dhe t'i marrë pasurinë nuk i justifikojnë gjithë harxh-shpenzimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndoshta asaj t'i kishin futur edhe korrupsionin se ndoshta ka bërë punë më të mirë se sa kjo që po bëhet sot. Deri tani më shumë më duket sikur kanë bërë lavazhin e pasurive, pra i kanë bërë katarsis zyrtarëve të lartë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco