VIDEO/ Berisha-Shalsit: Hajduti mbron hajdutin, 5 apartamente dhe 450 mijë euro fitim për bashkëshorten

22:29, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

‘Shalsi mbron hajdutin, hajduti mbron hajdutin’, deklaroi kryetari i PD-së Sali Berisha në sallën e Parlamentit, duke iu kundërpërgjigjur deputetit socialist, Eduart Shalsi për mbrojtjen që ky i fundit i bëri ministrit Blendi Gonxhja.

Lideri i demorkatëve publikoi shifra dhe të dhëna për pasurinë që disponon Shalsi dhe familja e tij, duke përmendur 5 apartamente, me vlerë rreth 1 milion euro, si dhe 450 mijë euro fitim të bashkëshortes në harkun e tre viteve.

Berisha akuzoi deputetin për pasuri të pajustifikuar, duke deklaruar se me pagën e tij do t'i duheshin 90 vite punë për të blerë dy prej apartamenteve.

Fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha në Kuvend:

Mbrojtja, mbrojtja që shahitisti i dështuar, shalsi i bëri Bledi Gonxhjas, dëshmon në mënyrën më të qartë se hajduti mbron hajdutin.

Tani duhet t'ju rrëfej qytetarëve, po po, mësojeni deri tek deputetët. Ai zotëri që foli këtu, ai ka patur momente shumë të vështira në jetë.

Momente që absolutisht po shkonte drejt vetëvrasjes. Pse? Sepse vjehrra e parë i rrëmbeu tetë apartamente kur ishte drejtues në Bashkinë e Tiranës. E saktë!

Ja diti dhe i tha ti vajzën ma ndave, po apartamentet s'do t'i gëzosh kurrë. Ja mori, u bë me vra veten.

Prisni tani, s'është gjë kjo. Avash.

Mbeti në shtëpi me qera. Po tani çfarë ndodhi me të? Ja ku i keni.

O qytetarë, këta nuk janë njerëz, shikoni këto që del e mbron këtë. Brenda 3-4 viteve, apartament 176 metër katror, apartament 123 metër katror, apartament 51 metër katror, apartament 190 metër katror, apartament 71 metër katror.

Pesë apartamente dhe këto janë gjer në vitin 2022.

Po po, jap fakte unë për hajdutët që kemi këtu, apo jo? Për çfarë do të thotë kjo, apo jo? Deri këtu...

Edhe një minutë. Një minutë. Bashkëshortja e tij, na falni hë? Ishte me 3.000 euro fitim në vitin 2021. Pas tre vjetësh, ajo bëhet me 450.000 euro. 450.000 euro. O Shals, kjo është vjedhje, vjedhje me dy duart. Vjedhje me dy duart.

Apartamentet e tij kanë vlerën 1 milionë euro. Ai do të punonte 90 vjet për të blerë dy prej tyre me rrogë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco