“Më shkatërruan çdo gjë”, Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Monika Kryemadhi është e ftuar këtë të enjte në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.
Kryemadhi ka folur për situatën e saj personale dhe politike, duke deklaruar se i kanë marrë shtëpinë, e kanë larguar nga politika dhe i kanë shkatërruar familjen përmes dezinformimit.
Gjatë intervistës me moderatorin Ylli Rakipin, Kryemadhi u shpreh se aktualisht nuk e punëson askush, ndërsa ironizoi edhe mundësinë e dërgimit të saj në burgun e Pogradecit.
Pjesë nga intervista:
Kryemadhi: Shtëpinë ma kanë marrë. Mua ma kanë marrë shtëpinë. Ia kthyen shtëpinë vetëm mamit tim. Nga politika më kanë hequr. Në punë nuk më merr njeri. Familjen ma kanë shkatërruar me dezinformime. Çfarë do të më bëjnë mua më shumë? Do më çojnë te burgu i Pogradecit, po punë e madhe, bukën e kam falas, çdo gjë falas, ajër i pastër është.
Rakipi: Ti s’ke vuajtur për këto qyle.
Kryemadhi: Ama karma… Do t’ju vijë radha, një nga një, me radhë.
/vizionplus.tv




