Ambasadori Denion Meidani mbyll mandatin në Shkup: Shqipërinë e gjeta këtu, mes shqiptarëve

26 Nëntor 2026 | 22:45

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në Shkup, në kuadër të pritjes solemne për 28 Nëntorin dhe 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik, Meidani ndau reflektime mbi përvojën e tij në Shkup, duke vënë theksin te lidhjet kombëtare, ruajtja e gjuhës shqipe dhe forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fjalimit, ai përmendi disa nga projektet e realizuara gjatë mandatit të tij, mes tyre sistemin “One Stop Shop” në pikat kufitare, Abetaren e unifikuar, bashkëpunimin në arsim dhe rini, si dhe rinovimin e Shtëpisë-Muze të Alfabetit në Manastir.
Ambasadori vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe perspektivës së përbashkët evropiane.

Në një nga momentet më emocionuese të fjalimit, Meidani u shpreh: “Kur erdha në Shkup, mendoja se po ju sillja Shqipërinë. Në fakt, Shqipërinë e gjeta këtu”, duke iu referuar shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët, sipas tij, ruajnë gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar.

Në përfundim, ai falënderoi institucionet, bashkëpunëtorët dhe qytetarët që e shoqëruan gjatë mandatit, duke u bërë thirrje shqiptarëve të ruajnë gjuhën, flamurin dhe unitetin kombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përurohet lapidari i Jakup Krasniqit në Negroc, familja falenderon qytetarët për mbështetjen

Kuvendi i Kosovës e nisi seancën plenare të 26 nëntorit me një ceremoni përkujtimore kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurave të luftës çlirimtare, në...
20:12 | 26/11/2026

Zgjedhjet presidenciale në Serbi, kush është kandidati i Listës Studentore Radomir Saiçic

Radomir Saiçic, anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe profesor në Fakultetin e Kimisë në Beograd, pritet të jetë kandidati i Listës Studentore...
20:01 | 26/11/2026

Nga Ukraina te Kosova: Europa nuk mëson nga gabimet e saj strategjike

Kur mungesa e vizionit strategjik zëvendësohet nga kalkulimet politike, Europa rrezikon të prodhojë të njëjtat pasiguri që sot pretendon se kërkon t’i korrigjojë. Nga Esmeralda...
17:51 | 26/11/2026