Miliarderi Elon Musk ka njoftuar një nismë të re për fëmijët në Shtetet e Bashkuara, duke premtuar dhurimin e dy aksioneve të kompanisë SpaceX për çdo fëmijë përfitues, e cila kap vlerën 18 miliardë dollarë.

Përmes një postimi në platformën X, Musk bëri të ditur se njëri aksion do të dhurohet nga vetë kompania e teknologjisë hapësinore dhe inteligjencës artificiale që ai drejton, ndërsa aksioni i dytë do të vijë nga pasuria e tij personale.

Përfitues do të jenë fëmijët amerikanë nën moshën 18 vjeç që kanë një llogari aktive në programin “Trump Accounts”, një skemë që synon t’u japë të rinjve mundësinë të investojnë në tregun e aksioneve që në moshë të hershme.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Shtëpia e Bardhë në tetor, janë hapur afro 70 milionë llogari të tilla.

Aksionet e SpaceX u mbyllën në 127.44 dollarë, çka do të thotë se çdo fëmijë do të përfitojë aksione me vlerë 254.88 dollarë. Në total, vlera e dhurimit arrin në afro 18 miliardë dollarë.

Një pjesë e madhe e aktiviteteve të tij realizohet përmes Fondacionit Musk, i cili raportohet se zotëron asete me vlerë mbi 14 miliardë dollarë.