Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga partia socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj kallëzimeve të bëra ndaj saj dhe bashkëshortit në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
E ftuar në emisionin “Opinion”, në TV Klan, Spiropali ka deklaruar se e di nga kush ka ardhur kallëzimi, ndërsa e ka cilësuar këtë të fundit si përpjekje për ta intimiduar.
“Të them me përgjegjësinë më të plotë, jo një kallëzim po të bëjnë, por dhjetë kallëzime, sa të duan. Unë e di se nga vjen ky kallëzim… nga njerëz të dëshpëruar, të cilët mendojnë se duke më sulmuar me kallëzime anonime do të më stepin. Unë nuk kam frikë nga kallëzimet”, u shpreh Spiropali.
Ajo theksoi se nuk ka ngrëne dardha dhe kumbulla pas hpine, një shprehje që kryeministri Edi Rama e përdor shpesh për persona nga radhët e PS, të cilët janë përfshirë në paligjshmëri
“Nuk kam ngrënë as dardha, as molla, as kumbulla pas shpine. Unë kam besuar te kopshti”, deklaroi ajo.











