Jona shpërthen ndaj produksionit të BBVK-së: Tani po e kuptoj çfarë kanë bërë, më mbanin ligjërata për bullizmin, ndërkohë vetë ushtruan bullizëm ndaj meje

Jona Krasniqi ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një reagim të ashpër ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova, të cilin e ka akuzuar për bullizim.
Ish-banorja u shpreh se vetëm pas daljes nga shtëpia ka arritur të kuptojë më mirë disa nga situatat që kanë ndodhur gjatë qëndrimit të saj brenda në këtë format.
Ajo ka shpërndarë një postim që duket se lidhet me paralajmërimin e moderatorit Alaudin Hamiti, të bërë para përballjes mes saj dhe Doresës, e cila në atë kohë kishte marrë vëmendje të madhe.

“Nesër në Big Brother bëhuni gati për një prime që do dridh shtëpinë”, pati shkruar Alaudini, duke iu referuar përballjes që u komentua gjatë për ditë me radhë.
Në postimin e saj, Jona u shpreh se vetëm tani, duke i parë fotografitë, po arrin të kuptojë se çfarë ka ndodhur gjatë asaj periudhe kur ajo ishte brenda në shtëpi.
Ajo akuzoi produksionin për bullizim, duke theksuar se, ndërkohë që asaj i mbaheshin ligjërata për këtë temë, sipas saj, vetë produksioni kishte ushtruar bullizim ndaj saj përmes televizionit.
“Duke i parë fotografitë e gjithçkaje, vetëm TANI po e kuptoj se çfarë kanë bërë. Kjo është vërtet diçka krejt e çmendur”.
“Emisioni që ka bërë bullizëm në shkallën më të madhe po më mban mua ligjërata për bullizmin, ndërkohë që VETË po ushtron bullizëm ndaj meje në televizionin kombëtar”.

“(Gjashtë persona dhe opinionistat që e bullizuan banoren e tyre, në vend që të më linin mua ta tregoja anën time të historisë), ndërsa i injorojnë ABUZUESIT e vërtetë që janë aty”.
Në një tjetër postim, Jona tregoi se ende është duke i përpunuar dhe kuptuar të gjitha situatat dhe prapaskenat që, sipas saj, kanë ndodhur gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK-së.
Kujtojmë se gjatë debatit me Doresën, para disa javësh, opinionistja Rudina Dembacaj kishte dalë në mbrojtje të kësaj të fundit, ndërsa e kishte akuzuar Jonën për bullizim gjatë transmetimit live.
Reagimi i fundit i ish-banores ka rikthyer vëmendjen te përplasja e saj me Doresën dhe mënyra se si ajo u trajtua gjatë qëndrimit në këtë format.












































