E enjte, 26 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Flor Binaj kryeson sondazhin për Bashkinë e Tiranës
Politikë

Flor Binaj kryeson sondazhin për Bashkinë e Tiranës

Zbulohet emri i “kandidatit tjetër” që kryeson sondazhin e Zaloshnjës për Bashkinë e Tiranës.

Sondazhi i ri i Eduard Zaloshnjës për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Tiranës tregon se një pjesë e madhe e votuesve po largohet nga dy partitë kryesore. Ai e prezantoi sondazhin mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”.

Sipas Zaloshnjës, rreth 33% e elektoratit të llogaritur mund ta japë votën për një kandidat jashtë PS-së dhe PD-së. Mësohet se ky kandidat është Florian Binaj, i cili do të kandidojë si i pavarur.

Në studio, Zaloshnja tha se Tirana ka rreth 500 mijë banorë në moshë votimi. Në zgjedhjet e fundit votuan rreth 300 mijë prej tyre, pra afërsisht 60%. Pjesa tjetër, sipas tij, nuk ka votuar për asnjë nga partitë ekzistuese dhe mund të tërhiqet nga një kandidaturë e re.

“Janë 200 mijë të rritur që nuk kanë votuar për partitë ekzistuese, çka tregon se kemi një rezervuar të madh banorësh të Tiranës, që mund të jenë të prirur të votojnë për dikë krejt tjetër”, tha Zaloshnja.

Ai foli edhe për votues që po largohen nga të dy kampet. Sipas llogaritjeve të tij, rreth 15 mijë votues të PS-së duan të votojnë për një kandidat tjetër. Të njëjtën prirje kanë edhe rreth 5 mijë votues të PD-së që në zgjedhjet e kaluara votuan për Belind Këlliçin.

Zaloshnja shpjegoi se 33% del kur këta votues mblidhen bashkë me qytetarët që nuk morën pjesë në zgjedhjet e mëparshme.

Sondazhi tregon gjithashtu se votuesit e Binajt janë mesatarisht rreth 11 vjet më të rinj se votuesit e PS-së dhe PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.