Një incident i rëndë është regjistruar në burgun e Burrelit, ku një i dënuar ka sulmuar një punonjës të policisë së burgjeve. Sipas burimeve të Top Channel, bëhet fjalë për të dënuarin Dritan Ymeri, i cili është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim për vrasjen e një mjeku, ndërsa punonjësi i policisë së burgjeve i dëmtuar është Agron Bebja. I dënuari ka kërkuar të shkojë në tualet dhe, sapo efektivi ka hapur derën, e ka goditur në kokë me një objekt të fortë. Në ndihmë të punonjësit ka ndërhyrë edhe një efektiv tjetër i policisë së burgjeve.