Në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ku merr pjesë edhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar qeverinë Rama se e ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet. Këlliçi renditi një sërë raportesh ndërkombëtare dhe deklaratash të zyrtarëve europianë e amerikanë për lidhjet e krimit të organizuar me politikën, pastrimin e parave, korrupsionin dhe problematikat në zgjedhje. Ai theksoi se Shqipëria po përjeton kapjen e shtetit, ndërsa protestat e opozitës dhe qytetarëve vijojnë prej 180 ditësh kundër qeverisë. Duke kundërshtuar deklaratat e Komisioneres se korrupsioni lidhet edhe me mentalitetin e shoqërisë shqiptare, Këlliçi u shpreh se qytetarët e refuzojnë korrupsionin Rama-Balluku dhe kërkojnë integrimin europian si një demokraci funksionale, jo si një fasadë europiane mbi një shtet të kontrolluar nga një parti.
DEKLARATA/ Zonja Komisionere,
Mirë se erdhët në Tiranë, në zemrën e Narkoshtetit të parë dhe të vetëm të Europës.
Fakt të cilin sot e përmendin të gjithë mediat më të mëdha botërore.
Fakt që e pohon kryeprokurori i antimafias italiane, Nikola Gratieri, kur thotë se Shqipëria narkoshtet nuk është fare ekzagjerim.
Fakt që e thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, që e ka shpallur luftën kundërkarteleve shqiptare të drogës, prioritet absolut dypalësh.
E thotë Eurodeputeti Michal Gahler, kur pa kullat boshe në Tiranë.
E thotë edhe SPAK, që pranon se Krimi i Organizuar ka akses të plotë në portetdhe doganat tona, dhe që qeveritarët shqiptarë të të gjitha niveleve, kanë lidhje tëdrejpërdrejta me eksponentët e karteleve të drogës deri në Amerikën Latine.
E thotë edhe Moneyval që e rendit Shqipërinë në vendet ku bëhet pastrim masiv iparave të pista.
E thotë edhe OKB që na rendit mes vendeve kryesore të tranzitit të heroinës dhekokainës në Europë.
E thotë dhe raporti i juaj se janë konfiskuar vetëm 1.8 milionë euro nga asetet e krimit dhe vetëm 100 mijë euro nga korrupsioni i nivelit të lartë.
E thotë edhe ODIHR që shkruan se Grupet Kriminale kërcënuan zgjedhësit.
E tregon qartazi zhvlerësimi dramatik i euros me 35%, 7% vetëm brenda këtij viti, rekord ky botëror.
E dëshmon Eurostat sipas të cilit, prodhimi industrial në vend ka rënë me 15.3%, sidhe eksportet kanë rënë me 29%.
E dëshmon fakti se shqiptarët, dhe veçanërisht të rinjtë, po braktisin vendin tonë nëshifra rekord, si kurrë më parë.
Injorimi i këtij realiteti dramatik, vetëm inkurajon konsolidimin e mëtejshëm tëkëtij modeli në Ballkan, dhe Europë.
Zonja Komisionere,
Shqipëria sot është në ditën e 180 të protestave, që siç e thotë dhe Raporti juaj, janëmë të mëdhatë që nga rrëzimi i diktaturës komuniste. Njerëzit dalin në rrugë sepsekanë një qeveri të korruptuar, të lidhur me krimin, dhe që nuk është produkt izgjedhjeve të lira e të ndershme.
Nëse e keni të vështirë të besoni fjalët e mia si deputet i opozitës, ju ftoj të dëgjoniato të Elisa Spiropalit, ish-Kryetares së Kuvendit dhe ish-Ministres së Jashtme, qëju shoqëroi personalisht nëpër Tiranë pak muaj më parë. Jo më larg se dje, ajo tha, citoj: “Qytetari, biznesi dhe media sot nuk kanë përballë një shtet, por një makineritë pashpirt që mund të përdoret kundër tyre”. Dje, pasi e përjashtuan nga grupiparlamentar i PS, ajo pranoi se: “Edhe unë mbaj përgjegjësi për konsolidimin e njëpushteti të përqëndruar ekstremisht në një dorë.” Dhe shtoi: “Pushteti absolutkorrupton tërësisht.”
Ne, këtë fenomen në Shqipëri, e quajmë me emrin e vet, kapje e shtetit, që tani e pranon edhe një nga ata që e ndërtuan.
Për korrupsionin në Shqipëri, në një intervistë në Politico, ju keni thënë se problemi është vetë mentaliteti i shoqërisë shqiptare që e pranon. Më lejoni t’jukundërshtoj publikisht.
Korrupsioni i Belinda Ballukut nuk është mentalitet i shoqërisë shqiptare, përkundrazi, shqiptarët janë sot në shesh pikërisht sepse refuzojnë korrupsioninRama – Balluku.
Shqiptarët e duan Europën më shumë se kushdo. Por duan të antarësohen sidemokraci funksionale, dhe jo si fasadë europiane mbi një shtet që i përket njëpartie.
Zonja Komisionere,
Vitin e kaluar, këtu në Tiranë, ju thatë se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. ODIHR-i tha se nuk ishin të barabarta, por në kushtet e partisë-shtet. Madje Kreu iDelegacionit të PE që vëzhgoi zgjedhjet në Shqipëri jua tha troç se: “Krimi iorganizuar pamundëson rotacionin politik në Shqipëri”.
Zonjë e nderuar,
Vetëm njëra nga këto dy qëndrime do të mbetet në histori si e vërtetë.
Ju faleminderit.





