Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë ligjor për pronësinë dhe shitjen e kantinës së verës Château Miraval në Francë.
Ish-çifti konfirmoi të mërkurën se mosmarrëveshja mes tyre është zgjidhur, duke i dhënë fund një beteje që zgjati disa vite. Megjithatë, palët nuk kanë bërë publike detajet financiare të marrëveshjes apo mënyrën përfundimtare të zgjidhjes së çështjes së pronësisë.
Prona luksoze, të cilën dy aktorët e blenë gjatë martesës, u kthye në një nga pikat kryesore të përplasjes pas ndarjes së tyre. Konflikti për Château Miraval vijoi edhe pas divorcit, duke u shndërruar në një proces të gjatë gjyqësor mes dy yjeve të Hollywood-it.
Me marrëveshjen e arritur, duket se merr fund një nga mosmarrëveshjet më të komentuara ligjore mes ish-çiftit, ndërsa mbetet e paqartë se cilat janë kushtet konkrete të dakordësisë.
Château Miraval është një pronë e njohur në jug të Francës, e cila përfshin edhe një kantinë vere të famshme ndërkombëtarisht.







Komente
Komento