Ndarja nga jeta e mjekut Ylli Ziçishti, Kuvendi e nderon me një minutë heshtje
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe mjekut të njohur Ylli Ziçishti, i cili u nda nga jeta këtë të enjte, në moshën 76-vjeçare.
Kërkesa për të nderuar kujtimin e ish-kolegut u bë gjatë seancës plenare nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Pas kësaj kërkese, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ftoi deputetët të ngriheshin në këmbë dhe të mbanin një minutë heshtje. “Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, tha Peleshi.
Ylli Ziçishti ishte një figurë e njohur e mjekësisë shqiptare, me një karrierë të gjatë në kirurgji. Ai drejtoi për 16 vite Shërbimin e Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Krahas angazhimit në mjekësi, Ziçishti ishte pjesë e jetës politike si përfaqësues i Partisë Socialiste. Ai shërbeu si deputet në Kuvendin e Shqipërisë gjatë legjislaturës 2013–2017.

“Shqipëria në sytë e Bajronit”, tradita shqiptare mbërriti në Edinburg
“ZOT” – Një gjyq mbi jetën, lirinë dhe dinjitetin njerëzor! Një bashkëpunim teatror Shqipëri-Kosovë
Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ikona e gazetarisë italiane, Corrado Augias
- 22:45 Ambasadori Denion Meidani mbyll mandatin në Shkup: Shqipërinë e gjeta këtu, mes shqiptarëve
- 22:34 Përjashtimi i Spiropalit, Shehi: Mjet presioni për të trembur të tjerët, kur ia bëri besnikes imagjinoni…
- 22:27 Manjani: Ja pse Spiropali dhe Veliaj janë të pasinqertë
- 22:20 Manjani: Deputetët e PS zihen me njëri-tjetrin kush ka bërë më shumë lekë
- 21:53 I dënuari godet me ekspres kafeje punonjësin e burgut në Burrel, inspektori dërgohet në spital
- 21:52 Çfarë ndodh me gjobat 5 milionë lekëshe? Gazetari sqaron vendimin e “Kushtetueses”