Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria në grup të vështirë në Evropianin që e bashkëorganizon me Serbinë

LIVE: Nis shorti i Evropianit U21 që organizohet edhe në Shqipëri

Është tërhequr shorti për Kampionatin Evropian U21 që organizohet në Shqipëri dhe Serbi verën e vitit të ardhshëm. 

“Kampionati Evropian U21 është njëri prej kompeticioneve më të rëndësishme, ose i dyti më i rëndësishëm, që organizon UEFA për ekipet kombëtare, pas ekipeve A. Për Shqipërinë është hera e parë që ne marrim të organizojmë një kompeticion të nivele kaq të larta. Në qershor kur do të luhet ky kampionat, ndeshjet e klubeve do të kenë përfunduar dhe e gjithë vëmendja e opinionit futbollistik evropian dhe më tej se evropian do të përqendrohet në Shqipëri dhe Serbi për të ndjekur ekipet, talentet, të hartës së futbollit evropian. Për ekipin tonë është hera e parë që marrim pjesë në një event të tillë të rëndësishëm. Është hera e parë që futbollistët tanë do të përballen me më të mirët e Evropës. Unë i uroj atyre të marrin eksperiencën e duhur dhe ta shfrytëzojnë këtë moment historik për karrierën e tyre futbollistike. Gjithashtu për fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë dhe Serbisë, është event që do t’i shërbejë shumë për rritjen e tyre. Çdo fëmijë e i ri që do të marrë pjesë në këto ndeshje futbolli, do të motivohet edhe më shumë për të luajtur futboll, dhe pse jo të ndërtojë ëndrrat e tij për të qenë një ditë si këta yje që sheh në fushë. Por ne kemi përgjegjësinë dhe detyrën që t’u krijojmë kushte këtyre fëmijëve, pikërisht fushat që kemi ndërtuar për këtë Evropian, stadiumet që kemi rinovuar, do t’i trashëgojnë këta fëmijë, për ta ndërtuar të ardhmen në Shqipëri dhe Serbi. Gjithashtu bashkorganizimi i këtij kampionati, bashkë me Serbinë, është i rëndësishëm, është detyra jonë si dy Federata, përderisa e kemi marrë këtë përgjegjësi për të treguar se vërtetë i ka shërbyer vendeve tona ta organizojmë sa më mirë këtë kampionat evropian. Dhe t’i bëjmë të gjithë të ndjehen të mirëpritur në Shqipëri dhe Serbi”, ka deklaruar kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka para fillimit të tërheqjes së shortit në Beograd. 

Shqipëria ka rënë në Grupin B me Spanjën, Italinë dhe Finlandën. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Tiranë dhe Elbasan. Ndërsa ato të Grupit D në Tiranë e Shkodër. 

Grupi A do të organizohet në Beograd dhe Leskovc të Serbisë, ndërsa Grupi C në Baçka Topola dhe Loznicë të Serbisë. 

Dy çerekfinale do të organizohen në Shqipëri e dy të tjera në Serbi. Gjysmëfinalet janë në Tiranë e Beograd. Finalja luhet në Tiranë, ndërsa ndeshja për vend të tretë në Baçka Topola.

“Dua t’i ftoj të gjithë të tifozët e futbollit për t’i parë disa prej lojtarëve më të mirë evropianë, të shiheni me shtetin tonë. Kemi shtet dhe kulturë shumë të mirë”, ka deklaruar Branko Radujko, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë. 

Kosova U21 u rendit e katërta në kualifikime. Mbeti pas Spanjës, Finlandës e Rumanisë në grup, ndërsa ishte më e suksesshme se Qipro e San Marino.

Kompletohet grupi i Shqipërisë U21

8 o. më parë / 26 nën 2026 19:06
5

Është kompletuar Grupi B ku është Shqipëria U21. 

Shqipëria do të luajë ndaj pesë herë fitueseve të Kampionateve Evropiane, Spanjën, Italinë, dhe Finlandën. 

Finlanda ishte në grup me Kosovën U21, në kualifikimet e rregullta. 

E përfundoi Grupin A me 23 pikë në vendin e dytë.

Në Grupin A, Serbia, organizatorja tjetër e ngjarjes kontinentale, do të luajë ndaj Anglisë që i ka fituar dy edicionet e fundit. Në këtë grup janë edhe Franca dhe Polonia. Franca është një herë fituese e “Euro U21”, në vitin 1988.

Grupi A

Serbia 
Polonia 
Anglia 
Franca

Grupi B

Shqipëria 
Spanja 
Italia 
Finlanda

Grupi C

Çekia
Portugalia
Greqia
Kroacia

Grupi D

Norvegjia
Belgjika 
Gjermania
Holanda
 

Tri herë kampionia e Evropës U21, në grup me Shqipërinë U21

8 o. më parë / 26 nën 2026 19:02
2

Italia që është pesë herë fituese e Kampionatit Evorpian U21, do të jetë në grup me Shqipërinë dhe Spanjën. 

Italia është e vetmja përfaqësuese që e ka fituar ngjarjen kontinentale tri herë rresht.

Shqipëria U21 e mëson kundërshtaren e parë

8 o. më parë / 26 nën 2026 18:59
Shqiperia

Shqipëria U21 do të luajë ndaj Spanjës në Grupin B. 

Kështu është vendosur pas shorti të tërhequr. 

Shqipëria dhe Spanja luajtën në miqësore më 17 nëntor. Barazuan pa gola.