
Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të organizojë aktivitetin tradicional “Dita e Forcës”, qytetarët do të kenë mundësi të njihen nga afër me kapacitetet dhe pajisjet ushtarake të FSK-së.
Sipas njoftimit të FSK-së, aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00 deri në 13:30 dhe do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët.
Gjatë kësaj dite, vizitorët do të kenë mundësi të shohin nga afër pajisjet ushtarake, kapacitetet operacionale, si dhe të takojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Dyert e kazermave do të jenë të hapura për qytetarët në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.
Ndërkaq, në kazermën “Adem Jashari” pritet të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë, shkruan RTK.
Përmes këtij aktiviteti, FSK-ja fton qytetarët që t’i bashkohen festimit të Ditës së Forcës, e cila shënohet në nderim të Ushtrisë së Kosovës.