Kuvendi miraton aktin për protestat, 79 vota pro edhe për gjobën 5 mijë lekë që pezulloi Kushtetuesja

27 Nëntor 2026 | 07:32

Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro aktin normativ për tubimet, përfshirë edhe dispozitën që parashikon gjobë prej 5 mijë lekësh për bllokimin e rrugëve gjatë protestave. Votimi u zhvillua pa mbështetjen e opozitës, ndërsa zbatimi i kësaj pike është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese deri në shqyrtimin e çështjes.

Miratimi erdhi pas një seance maratonë, ku opozita kërkoi tërheqjen e aktit nga rendi i ditës, duke argumentuar se Kuvendi nuk mund të vijonte me shqyrtimin e një dispozite për të cilën Kushtetuesja kishte vendosur pezullimin.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u bë publik ndërkohë që në Kuvend vijonin diskutimet. Përfaqësuesit e opozitës e konsideruan votimin në kundërshtim me vendimmarrjen e gjykatës.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të lexohet si një paralajmërim serioz. Ju nuk mund të miratoni me akt normativ atë që Kushtetuta e ndalon”, deklaroi Tedi Blushi.

Edhe deputetja Jorida Tabaku kërkoi që mazhoranca të ndalte procedurën deri në respektimin e vendimit të gjykatës.

Nga ana tjetër, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, argumentoi se Kushtetuesja nuk kishte pezulluar të gjithë aktin normativ, por vetëm zbatimin e pikës që lidhet me gjobat për bllokimin e rrugëve.

Sipas tij, kjo nuk pengonte Kuvendin që ta shqyrtonte dhe ta miratonte aktin në tërësi.

Gjykata Kushtetuese e kishte argumentuar pezullimin me paqartësinë e formulimit të dispozitës, pasi ajo nuk bënte dallim mes tubimeve të autorizuara dhe atyre pa autorizim. Sipas gjykatës, kjo mund të krijonte pasoja serioze dhe të pariparueshme për ushtrimin e lirive dhe të drejtave kushtetuese.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi me 80 vota pro edhe aktin normativ për dëmshpërblimin e bizneseve që kanë pësuar dëme nga aktet e dhunës gjatë protestave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi rrëzon me 80 vota amendamentin e PD-së për pagën e 13-të të mësuesve

Kuvendi ka rrëzuar me 80 vota kundër amendamentin e propozuar nga Partia Demokratike për dhënien e pagës së 13-të për mësuesit e arsimit parauniversitar. Propozimi...
07:29 | 27/11/2026

Paketa fiskale kalon në Kuvend! TVSH-ja zbret në 6% për 54 produkte, por rriten taksat për bizneset dhe automjetet

Kuvendi i Shqipërisë i ka dhënë dritën jeshile paketës së re fiskale, e cila sjell ndryshime në taksimin e produkteve ushqimore, pagave, dividendit dhe automjeteve....
07:25 | 27/11/2026

Debate në Kuvend për votimin e Buxhetit 2027 dhe Paketë Fiskale

Kuvendi vijon punimet në seancën plenare që nga ora 10:00 e se enjtes . Gjatë kësaj seance në fokus është miratimi i projektbuxhetit të vitit...
00:29 | 27/11/2026