Trump ironizon Ditën e Falenderimeve demokratët: Faleminderit atyre që na sollën të majtën radikale

27 Nëntor 2026 | 07:49

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shfrytëzuar Ditën e Falënderimeve për të përcjellë një mesazh të mbushur me akuza ndaj kundërshtarëve politikë, emigrantëve dhe institucioneve federale.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump uroi festën, por mesazhin e shoqëroi me sulme ndaj atyre që, sipas tij, kanë kontribuar në orientimin e Shteteve të Bashkuara drejt së majtës radikale.

“Dua t’u uroj një Ditë Falënderimi shumë të Gëzuar të gjithë atyre njerëzve që kanë punuar kaq shumë për ta çuar vendin tonë drejt së Majtës Radikale”, shkroi presidenti amerikan.

Në vijim, Trump ngriti akuza për manipulim të të dhënave ekonomike, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e informacionit të publikuar nga administrata amerikane. Ai paralajmëroi gjithashtu për përpjekje të pretenduara për zbatimin e ligjit fetar mysliman dhe rishpërndarjen me forcë të pronës private.

Një pjesë e veçantë e mesazhit iu kushtua emigracionit. Trump përdori gjuhë të ashpër ndaj emigrantëve dhe personave me origjinë somaleze, duke i përshkruar ata si të papunë apo të përfshirë në veprimtari kriminale. Megjithatë, presidenti nuk paraqiti prova për pretendimet e tij.

Trump mbrojti edhe projektet e rinovimit në Shtëpinë e Bardhë, duke pretenduar se ato janë keqinterpretuar nga gazetarët dhe qytetarët.

Mesazhi vjen në një moment të vështirë politik për republikanët. Partia e Trump pësoi humbje të konsiderueshme në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit dhe pritet të humbasë kontrollin e të dy dhomave të Kongresit në janar.

Ndërsa amerikanët festonin Ditën e Falënderimeve pranë familjeve të tyre, presidenti zgjodhi ta përdorte këtë moment për një tjetër përballje publike me kundërshtarët e tij politikë dhe për të rikthyer në vëmendje retorikën e tij kundër emigracionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

NATO vendos radarin ajror AWACS për të monitoruar hapësirën ajrore polake

NATO ka autorizuar vendosjen e një avioni zbulues AWACS në Poloni, pasi prokurorët thanë se tre raketa ruse kruiz ranë në territorin e saj. Radari...
07:46 | 27/11/2026

Irani mohon sulmin me dronë në Kuvajt ku u vranë dy italianë: Nuk kemi kryer asnjë operacion ushtarak

Irani ka mohuar përgjegjësinë për sulmin me dronë në një objekt ushtarak në Kuvajt, ku humbën jetën dy shtetas italianë. Autoritetet italiane dhe ato kuvajtiane...
05:33 | 27/11/2026

Shtatzëna e dënuar me 6 vite burg arratiset me makinën e policisë

Një 26-vjeçare shtatzënë, e cila vuante dënimin në një burg në shtetin e Nju Meksikos, në SHBA, është arratisur pasi ka marrë nën kontroll automjetin...
03:28 | 27/11/2026