Rama publikon mesazhin e mëngjesit: Sot në Tiranë samiti i Planit të Rritjes me liderët e Ballkanit dhe Marta Kos
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë një mesazh për samitin e Planit të Rritjes (Growth Plan), që po zhvillohet në Tiranë.
Rama ka publikuar një mesazh mirëseardhjeje për takimin që do të mbledhë në një tryezë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos.
Samiti zhvillohet me temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, ndërsa në fokus është procesi i integrimit europian dhe Plani i Rritjes për vendet e rajonit.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘Growth Plan’, me temë ‘Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku’, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kush është Radomir Saičić, akademiku që studentët serbë duan ta çojnë në presidencë? Qëndrimi i tij për Kosovën dhe afërsia me Rusinë
Kuvendi miraton aktin për protestat, 79 vota pro edhe për gjobën 5 mijë lekë që pezulloi Kushtetuesja
Kuvendi rrëzon me 80 vota amendamentin e PD-së për pagën e 13-të të mësuesve
- 07:58 Zelensky: SHBA-të po përqendrohen te Lindja e Mesme, ndërsa nuk po ushtrojnë presion të mjaftueshëm ndaj Rusisë
- 07:52 Krisje në aleancën Putin-Kim? Inteligjenca ukrainase: Pheniani ka pezulluar dërgesat e raketave drejt Rusisë
- 07:51 Meloni sfidon gjyqtarët: Nuk firmos rritjen e pagave, edhe pse ma kërkon gjykata
- 07:49 Trump ironizon Ditën e Falenderimeve demokratët: Faleminderit atyre që na sollën të majtën radikale
- 07:46 NATO vendos radarin ajror AWACS për të monitoruar hapësirën ajrore polake
- 07:41 ‘Shumë teatër politik’: Samiti i BE-së përfundon në rrëmujë, ndërsa udhëheqësit kapen pas vijave të kuqe