Trump zbut tonet pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, lë të hapur bashkëpunimin me demokratët
Presidenti Donald Trump la të kuptohej të enjten se ishte i hapur për bashkëpunim me demokratët, pas humbjeve të thella të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin, të zhvilluara në fillim të këtij muaji.
“Kam ndjesinë se do të përfundojmë duke pasur një marrëdhënie shumë ndërpartiake me demokratët dhe do të jemi në gjendje të zgjidhim shumë çështje të ndryshme, si sigurimet dhe kujdesi shëndetësor, si dhe shumë çështje të tjera. Do të kujdesemi për to”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një bisede telefonike me ushtarakët, në një atmosferë festive me rastin e Ditës së Falenderimeve, një nga festat më të rëndësishme në SHBA.
Trump zhvilloi komunikimin me ushtarakët nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, në Florida.
Presidenti kujtoi se ruan të drejtën e vetos ndaj projektligjeve që do të propozojë shumica e re demokrate në Kongresin federal, por nxitoi të shtonte se “nuk kam ndërmend të vendos veto për gjithçka gjatë dy viteve të ardhshme”, që përbëjnë pjesën e mbetur të mandatit të tij.
Sipas Kushtetutës së SHBA-së, Trump nuk ka të drejtë të kandidojë për një mandat të tretë presidencial.
Toni papritur pajtues i republikanit u regjistrua dy javë pasi politikani demokrat Abdul El-Sayed, i zgjedhur senator në shtetin e Miçiganit, i kërkoi Trumpit të mbështeste nismën për mbulim universal shëndetësor për amerikanët.
El-Sayed publikoi në platformën X një fotografi ku shfaqeshin të dyja anët e një karte të artë, që ngjante me një kartë sigurimi shëndetësor dhe mbante etiketën “TrumpCare”.
Sipas një raportimi të New York Post, presidenti Trump ka deklaruar së fundmi se nuk do të kishte kundërshtime për t’u takuar me Abdul El-Sayed, të cilin e cilësoi si “një djalë të zgjuar”.
Kjo, pavarësisht se partia e tij dhe vetë Trumpi i kishin vënë gjatë fushatës zgjedhore etiketat “mbështetës i terroristëve” dhe “ekstremist radikal”.
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani, masa të rrepta sigurie pas sulmeve vdekjeprurëse të viteve të fundit
Tensionet me Rusinë – Pesë vende të NATO-s bashkojnë forcat për blerjen e 430 mjeteve luftarake
Buxheti i BE-së përplas Macronin me Le Pen: Ajo është arrogante, flet sikur i ka fituar tashmë zgjedhjet
- 08:37 Hotelet luksoze përfitojnë edhe 3 vite lehtësi fiskale, PS shtyn afatin e përjashtimit 10-vjeçar nga tatimi mbi fitimin
- 08:29 Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani, masa të rrepta sigurie pas sulmeve vdekjeprurëse të viteve të fundit
- 08:24 A po bëhet Lista Serbe e pavarur nga Beogradi?
- 08:21 Tensionet me Rusinë – Pesë vende të NATO-s bashkojnë forcat për blerjen e 430 mjeteve luftarake
- 08:21 Buxheti i BE-së përplas Macronin me Le Pen: Ajo është arrogante, flet sikur i ka fituar tashmë zgjedhjet
- 08:14 Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork, moti i keq paralizon SHBA-në në Ditën e Falenderimeve (VIDEO)