Sulm fizik në Prishtinë, i dyshuari përfundon në mbajtje

Një person është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik ndaj një personi tjetër në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 26 nëntor 2026, rreth orës 12:50, ku i dyshuari dyshohet se ka sulmuar dhe goditur në kokë viktimën.
Sipas raportit policor, viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate


































