Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Veli Fiko Hasani.

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare Veli Hasani, duke lënë dhimbje të thellë te familjarët, të afërmit, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Veli Hasani ishte një sipërmarrës që prej vitit 1993 zhvilloi aktivitetin e tij në industrinë e çelikut dhe të metaleve, duke dhënë kontribut për më shumë se tri dekada në këtë sektor. Me punë dhe përkushtim, ai la pas një trashëgimi të çmuar në fushën e sipërmarrjes.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, e premte, 27 nëntor 2026, në orën 10:00, në Sarandë.
Ngushëllimet priten pranë shtëpisë funerale “Bebri”, në Limojn, Sarandë.
Saranda Web i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hasani, të afërmve dhe miqve të tij.
I paharruar qoftë kujtimi i tij! U prehtë në paqe!