Meloni i vendos kufij mbështetjes për Kievin: Lufta në Ukrainë nuk mund të përhapet në Mesdhe

27 Nëntor 2026 | 09:07

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përcjellë një mesazh të qartë ndaj Kievit dhe partnerëve europianë, duke paralajmëruar se lufta në Ukrainë nuk duhet të shtrihet në Mesdhe dhe të rrezikojë sigurinë e Italisë.

Duke folur me gazetarët në kuadër të mbledhjes urgjente të Këshillit Europian në Bruksel, Meloni rikonfirmoi mbështetjen e Romës për Ukrainën, por nënvizoi se kjo nuk mund të bëhet në kurriz të sigurisë kombëtare italiane.

“Besoj se është e drejtë të them se ju e njihni qëndrimin tim ndaj Ukrainës, e njihni mbështetjen time dhe mbështetjen e Italisë për Ukrainën. Megjithatë, besoj se lufta nuk duhet dhe nuk mund të përhapet në Mesdhe”, theksoi Meloni.

Kryeministrja italiane bëri të ditur se shqetësimet e Romës u janë përcjellë drejtpërdrejt autoriteteve ukrainase gjatë ditëve të fundit, ndërsa kërkoi që i njëjti mesazh t’u komunikohet edhe aleatëve.

“Besoj se për këtë çështje duhet të jemi absolutisht të qartë, ashtu siç kemi qenë ditët e fundit me miqtë tanë ukrainas. Gjithashtu, duhet të jemi të qartë edhe me partnerët tanë”, vijoi ajo.

Meloni theksoi se ndihma ushtarake dhe politike për Kievin duhet të shkojë paralelisht me garantimin e sigurisë së territorit dhe qytetarëve italianë.

“Besoj se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të vazhduar ta ndihmojmë Ukrainën të mbrohet. Megjithatë, ne duhet të mbrojmë edhe sigurinë e kufijve tanë dhe të qytetarëve tanë. Për këtë çështje kam qenë dhe kam ndërmend të vazhdoj të jem absolutisht e qartë me presidentin Zelensky dhe Ukrainën”, përfundoi kryeministrja italiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë do të ndodhte nëse Rusia do të shpërthente një armë bërthamore në hapësirë?

Rusia thuhet se po përgatitet të lëshojë në hapësirë ​​një satelit të pajisur me armë bërthamore më vonë këtë vit, në një skenar që mund...
08:57 | 27/11/2026

Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani, masa të rrepta sigurie pas sulmeve vdekjeprurëse të viteve të fundit

Tregjet e Krishtlindjeve në të gjithë Gjermaninë janë hapur dhe do të mirëpresin vizitorët me drita, ushqime tradicionale dhe atraksione festive. Siguria mbetet një përparësi...
08:29 | 27/11/2026

A po bëhet Lista Serbe e pavarur nga Beogradi?

Bojkot i Kuvendit të Kosovës në kuadër të “veprimit strategjik” dhe paraqitje të shkurtra në seanca një herë në gjashtë muaj, për të mos humbur...
08:24 | 27/11/2026