Reshjet e shiut në Gjirokastër, disa fshatra në Dropullin e Sipërm pa energji elektrike

Aktualitet | 1 minutë më parë

Disa fshatra në Njësinë Administrative Dropull i Sipërm vijojnë të jenë pa energji elektrike, pas ndërprerjeve të shkaktuara gjatë natës.

Sipas informacionit mbi situatën në Qarkun e Gjirokastrës, OSHEE ka ndërhyrë për rikthimin e energjisë, por ende nuk është normalizuar furnizimi në disa fshatra.

Ndërkohë, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, në të gjithë territorin e qarkut janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët.

Nga bashkitë e qarkut dhe OSHEE nuk raportohen problematika të tjera, ndërsa situata vijon të monitorohet nga strukturat përkatëse.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme