Botohen kujtimet e Hajredin Bej Cakranit, avokati: I kishte shkruar në disa blloqe si një bashkëbisedim me veten

09:47, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ ku bëri të ditur se kishte botuar kujtimet e Hajeredin Bej Caranit një paraardhës i familjes së tij.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë botim, ‘sepse në ato vitë kur nuk kishte Shqipëri, këta donin Shqipërinë’.

Flavio Qarri: Si mund të flasim për 28 nëntorin pa folur për ata që e arritën. Sot ditë e rëndësishme për ty dhe familjen tende. Do promovohen kujtimet e familjes tuaj.

Kujtim Cakrani: Nuk është çështje familjeje kjo. Kjo është çështje shqiptarie. Sepse këta i kishin kaluar përmasat e krahinës, të qytetit. Këta janë pjesë e historisë së Shqipërisë dhe padyshim që ne të gjithë duhet ti nderojmë. Nuk është çështje familjare, as çështje gjaku, as çështje trashëgimie, se sa është një çështje kombëtare për të cilën ne u detyrohemi këtyre burrave. Sepse në ato vite kur nuk kishte Shqipëri, këta donin Shqipërinë. Pra nuk ekzistonte Shqipëria, ishte një nocion. Por këta e donin Shqipërinë dhe e bënë Shqipërinë. Pavarësisht që ne sot mundohemi ti relativizojmë, padyshim, punën, djersen, mundimin e këtyre. Por përsëri këtë mbeten, baballarët e kombit  dhe kështu që kemi detyrim.

Flavio Qarri: Kujtimet e Hajredin bej Cakranit janë në ëtë libër. Si kanë mbërritur tek ju...

Kujtim Cakrani:  Këto kanë qenë të shkruajtura në blloqe. Ai ka bërë një bashkëbisedim me veten. Ai ka ndërruar jetë në vitin 1942 ne sarajet e tij afër Libofshës. Dhe i ka shkrua këto në një bashkëbisedim me veten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco