Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, nuk ka ndërmend të firmosë dekretin për rritjen e pagave të magjistratëve, pavarësisht se gjykata e lartë administrative i ka lënë qeverisë afat deri më 31 janar 2027 për ta zbatuar vendimin. Përplasja ka marrë edhe përmasa institucionale, pasi Giorgia Meloni ka vendosur të mos marrë pjesë në kongresin e shoqatës së gjyqtarëve dhe prokurorëve me arsyetimin se nuk ekzistojnë kushtet e duhura.