• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E pazakontë në Europa League, përleshje mes tifozëve të Beshiktashit dhe policisë gjeorgjiane! Federata turke: Do i drejtohemi UEFA-s

by A. Q
27/11/2026 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tension në “Batumi Stadium”, ku ndeshja ndaj Hapoel Be’er Sheva u ndërpre gjysmë ore. Shkak u bë flamuri palestinez. Solidaritet edhe nga klubet e tjera turke.

Klimë tensioni të jashtëzakonshëm në fushën neutrale të “Batumi Stadium”, në Gjeorgji, ku u luajt ndeshja e Europa League mes Besiktas dhe Hapoel Be’er Sheva. Në minutën e 25-të ndeshja u ndërpre për shkak të rendit publik. Policia gjeorgjiane ndërhyri në shkallët e stadiumit ku ishin vendosur tifozët turq, duke hedhur gaz lotsjellës.

Para nisjes së lojës, disa ultras të Besiktas shpalosën flamurin e Palestinës, duke e drejtuar nga sektori ku ndodheshin tifozët e Hapoel. Një tifoz i Besiktas u transportua me barelë jashtë stadiumit. Pas më shumë se 30 minutash ndeshja rinisi, por ngjarja ka shkaktuar indinjatë të thellë në Turqi, ku federata dhe klubet e tjera kanë reaguar.

“Dënojmë fort qëndrimin e forcave të rendit për përdorimin e forcës kundër tifozëve tanë, – shkruan klubi i Besiktas në një komunikatë zyrtare. – U urojmë shërim të shpejtë tifozëve tanë që janë dëmtuar”. “Mësova se disa tifozë tanët kanë shkuar në spital, u uroj shërim të shpejtë, – tha pas ndeshjes trajneri i Besiktas, Vincenzo Italiano. – Më vjen keq. Flas në emrin tim, të lojtarëve dhe klubit. Kemi një tifozëri të jashtëzakonshme”.

Zyrtarisht kanë reaguar edhe klubet e tjera të Turqisë. “Nuk pranojmë që skuadrave turke t’u mohohet e drejta të luajnë në shtëpi ndeshjet e tyre, përpara tifozëve të tyre, kur përballë janë kundërshtarë nga Izraeli. I konsiderojmë të papranueshme vendimet e UEFA-s. Dënojmë sjelljen e forcave të rendit në Gjeorgji ndaj tifozëve të Besiktas”, – shkruan klubi i Trabzonspor në një komunikatë.

Ngjarjen në Gjeorgji e ka dënuar edhe Federata turke (Tff). Në një qëndrim të saj flitet për “sjellje të papranueshme brenda dhe jashtë stadiumit. Asnjë praktikë që injoron vlerat universal të sportit, dinjitetin njerëzor, respektin reciprok e principet e fair play-t, nuk mund të pranohet. Nuk mund të qëndrojmë në heshtje ndaj sjelljeve të tilla. Do të kërkojmë të hidhet dritë mbi gjithçka që ndodhi për të identifikuar përgjegjësit dhe për të dhënë dënimin e merituar. Do të ndërmarrin hapat e nevojshëm, duke iu drejtuar UEFA-s, që përgjegjësit të japin llogari për atë që kanë bërë”.

Solidaritetin me tifozët e Besiktas e ka shprehur edhe klubi rival i Fenerbahce, që dënon dhunën ndaj qytetarëve turq.

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq përfshin edhe qarkun e Gjirokastrës, disa fshatra në Dropullin e Sipërm pa energji elektrike!

Moti i keq përfshin edhe qarkun e Gjirokastrës, disa fshatra në Dropullin e Sipërm pa energji elektrike!

November 27, 2026
E pazakontë në Europa League, përleshje mes tifozëve të Beshiktashit dhe policisë gjeorgjiane! Federata turke: Do i drejtohemi UEFA-s

E pazakontë në Europa League, përleshje mes tifozëve të Beshiktashit dhe policisë gjeorgjiane! Federata turke: Do i drejtohemi UEFA-s

November 27, 2026
Pjesëtar i një organizate kriminale, pranga 43-vjeçarit në Kavajë

Plaçkiti dy biznese dhe një banesë në pak ditë në Kavajë dhe Golem, arrestohet 38-vjeçari nga Durrësi!

November 27, 2026
Buxheti i BE përplas liderët në Bruksel, kërcënime me veto dhe bojkot takimesh, kompromisi shtyhet!

Buxheti i BE përplas liderët në Bruksel, kërcënime me veto dhe bojkot takimesh, kompromisi shtyhet!

November 27, 2026
Kuvendi miraton me 77 vota përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për hotelet me 4-5 yje, përjashtohet uji i ambalazhuar nga TVSH-ja 6%

Kuvendi miraton me 77 vota përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për hotelet me 4-5 yje, përjashtohet uji i ambalazhuar nga TVSH-ja 6%

November 27, 2026
Përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK, ja çfarë parashikojnë procedurat në Hagë

Përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK, ja çfarë parashikojnë procedurat në Hagë

November 27, 2026
Sulm kibernetik edhe ndaj agjencisë franceze të lajmeve AFP, platforma del jashtë përdorimit!

Sulm kibernetik edhe ndaj agjencisë franceze të lajmeve AFP, platforma del jashtë përdorimit!

November 27, 2026
Do e shiste pranë shkollave në kryeqytet, 34-vjeçari kapet me 900 gramë kokainë! Policia i vë prangat, i sekuestrohen edhe…

Do e shiste pranë shkollave në kryeqytet, 34-vjeçari kapet me 900 gramë kokainë! Policia i vë prangat, i sekuestrohen edhe…

November 27, 2026
“Mesazhi i Marta Kos, një ogur i mirë”- Leka: Opozita të bashkëpunojë, Shqipëria mbi të gjitha! Dy partitë e mëdha…

“Mesazhi i Marta Kos, një ogur i mirë”- Leka: Opozita të bashkëpunojë, Shqipëria mbi të gjitha! Dy partitë e mëdha…

November 27, 2026
Zelensky: Putin është agresor dhe vrasës, nuk mund të jetë miku i Trump!

Zelensky: Putin është agresor dhe vrasës, nuk mund të jetë miku i Trump!

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In