Aksident masiv në Zvicër, përplasen 37 automjete! 6 të plagosur

27 Nëntor 2026 | 10:06

Një aksident zinxhir është regjistruar këtë të premte në autostradën A1 në Zvicër, në afërsi të Kemptthalit, në Zyrih. Përplasja zinxhirore ka përfshirë gjithsej 37 automjete dhe ka shkaktuar bllokimin e rrugës në drejtim të St. Gallenit, mes Effretikonit dhe Winterthur-Toss.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat zvicerane, në ngjarje janë përfshirë 23 makina, 8 kamionë dhe 6 furgonë.

Si pasojë e aksidentit, dhjetë persona janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Gjashtë prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa katër të tjerë lëndime të mëdha.

Dyshohet paraprakisht se shkak i kësaj përplasjeje zinxhirorë ka qenë ngrica në rrugë, ndërsa qarkullimi në atë segment të autostradës është ndërprerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Platforma X prezanton sistemin e kontrolleve prindërore për adoleshentët e moshës 13 deri në 17 vjeç

Platforma amerikane e mediave sociale X prezantoi të enjten sistemin e parë të kontrolleve prindërore, duke u lejuar prindërve dhe kujdestarëve të menaxhojnë përvojën online...
10:06 | 27/11/2026

Spanja drejt zgjedhjeve vendimtare! Sanchez në betejë për pushtet, e djathta ekstreme synon qeverinë

Sot është dita e fundit e fushatës në Spanjë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës, në të cilat kryeministri socialist Pedro Sanchez  shpreson...
10:01 | 27/11/2026

Sulmi kibernetik preku 11,000 persona, Danimarka arreston një 18-vjeçar

Një 18-vjeçar është arrestuar në lidhje me një sulm kibernetik që zbuloi të dhënat personale të 11,000 personave nga regjistri kombëtar i Danimarkës, dy muaj...
09:54 | 27/11/2026