Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, Marta Kos mbërrin e para në Pallatin e Brigadave

Komisioneria për Zgjerimin Marta Kos ka mbërritur e para në Pallatin e Brigadave, aty ku do të zhvillohet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”. Kos u prit nga kryeministri Edi Rama.
Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku agjenda parashikon mbërritjen e liderëve në orën 10:00, ndërsa në orën 10:30 do të nisin fjalët hyrëse të Kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Në këtë fazë të programit është parashikuar edhe doorstep, prononcimi i liderëve për mediet në mbërritje.
Në orën 12:15 do të zhvillohet fotografia e përbashkët e liderëve, ndërsa në orën 12:30 Rama dhe Kos do të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të përmbyllë samitin.
Diskutimet pritet të përqendrohen në përshpejtimin e reformave, zbatimin e Planit të Rritjes, prioritetet e reja strategjike dhe integrimin ekonomik të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
Samiti synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të avancojë procesin e integrimit evropian përmes reformave dhe mundësive të reja të zhvillimit ekonomik.




