Dy persona janë arrestuar në Laç, pasi u kapën duke transportuar 40.3 kilogramë kanabis, të cilën dyshohet se do ta shisnin në qytet. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, në rrugën e fshatit Selitë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ata e kishin siguruar drogën në fshatin Mafsheq, në Malësinë e Krujës, dhe po e transportonin drejt Laçit për shitje.