Iraola vlerëson sulmin e Liverpool: Tani gjërat kanë filluar të funksionojnë siç duhet

27 Nëntor 2026
10:22
Telesport
back button

Andoni Iraola u shpreh tejet i kënaqur me dy lojtarët e tij, Alexander Isak dhe Florian Wirtz, pasi ata e afruan Liverpool më pranë kualifikimit në Champions League, duke shënuar në fitoren 3-0 ndaj Club Brugge në Belgjikë.

Isak e çoi në 10 numrin e golave ​​të tij për këtë sezon, duke e gjetur rrugën e rrjetës në gjashtë ndeshjet e fundit në transfertë. Ndërsa Wirtz vazhdoi formën e tij të shkëlqyer, duke shënuar golin e gjashtë në pesë ndeshje për klubin dhe kombëtaren e tij.

“Sulmi, në përgjithësi, ka filluar të funksionojë siç duhet. Kemi shumë kombinime të ndryshme dhe, pavarësisht se kush luan, kemi një repart sulmues të rrezikshëm. Është një ndjesi e mirë“, shtoi Iraola.

Më tej, ai shtoi: “Isak dhe Wirtz po fillojnë të krijojnë një bashkëpunim të frytshëm dhe besos se janë performancat e përgjithshme të skuadrës ato që po i ndihmojnë edhe ata të shkëlqejnë në fushë”.

“Të dy janë në një moment të mirë. Kur skuadra në tërësi luan mirë dhe ne arrijmë rezultate pozitive, të gjithë duken pak më mirë. Kur si grup nuk jemi në nivelin e duhur, të gjithë duken pak më dobët”, tha Iraola.

“E rëndësishmja është se ata e ndihmojnë skuadrën të luajë mirë, të fitojë ndeshje dhe të marrë rezultate. Nëse luajmë mirë, atëherë kemi shanse, jemi solidë, secili e luan rolin e vet dhe të gjithë duken më mirë. Alex dhe Flo, për momentin, po kalojnë një periudhë të mirë”, tha Iraola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit