Bashkia ka ‘harruar’ kanalizimet, rruga e saposhtruar mbulohet nga uji sa herë bie shi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2026, 10:31

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen në rrugën “Selishte” në Kamëz, ku rruga është shtruar së fundmi, por nuk janë parashikuar kanalet e nevojshme për largimin e ujërave të shiut.

Si pasojë, sa herë që ka reshje, uji grumbullohet në rrugë dhe banorët mbeten pa mundësi për të kaluar normalisht.

“Kur bie shi, nuk kemi nga të kalojmë. Uji nuk ka ku të shkojë, pasi rruga nuk ka kanalizime”, shprehet qytetari, i cili kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Banorët kërkojnë një zgjidhje sa më parë, pasi situata po u vështirëson jetesën dhe lëvizjen e përditshme.

Apeli i tyre është për institucionet përgjegjëse: A do të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit