“Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, është tema e tryezës së diskutimeve mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian. Samiti zhvillohet në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku janë mbledhur liderët e shteteve të rajonit për të diskutuar mbi reformat, Planin e Rritjes së Bashkimit Europian dhe procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.