Friday, November 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama nga samiti: Shqiptarët duhet të përfitojnë tani nga tregu i BE-së; moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor

timoni.al by timoni.al
November 27, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Rama nga samiti: Shqiptarët duhet të përfitojnë tani nga tregu i BE-së; moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Samiti i Ballkanit Perëndimor po zhvillohet sot në Tiranë, në Pallatin e Brigadave, me në fokus procesin e integrimit evropian, reformat dhe konvergjencën mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Gjatë këtij samiti, kryeministri Edi Rama shprehu entuziazmin për nisjen e procesit të ri të integrimit dhe për qasjen e re ndaj reformave dhe konvergjencës ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Rama theksoi se qytetarët nuk duhet të presin anëtarësimin e plotë të vendeve të tyre në Bashkimin Evropian për të përfituar nga mundësitë që ofron Unioni. Ai nënvizoi nevojën që qytetarët të përfitojnë që tani nga të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe nga pjesëmarrja në zinxhirët e vlerës, duke insistuar se përfitimet nuk duhet të lidhen vetëm me marrjen e statusit të anëtarësimit. “Ne kemi qenë absolutisht entuziastë për nisjen e këtij procesi, për qasjen e re të integrimit, reformat dhe konvergjencën. Jemi të gjithë të vetëdijshëm se i takon Ballkanit Perëndimor dhe BE-së të mos presë deri në anëtarësim. Konvergjenca po rritet dhe ka ende shumë rrugë për të bërë. Ne të gjithë kemi qenë avokatë të idesë se qytetarët nuk mund të presin që të përfitojnë dhe të bëhen pjesë e zinxhirëve të vlerës. Qytetarët tanë duhet të përfitojnë që tani nga të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Evropian”, deklaroi kryeministri.

Kreu i qeverisë gjithashtu theksoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë vendet e rajonit, por se kjo mbështetje shoqërohet me kërkesa për rezultate konkrete dhe përmbushje të reformave. “BE-ja është kaq e prirur të na ndihmojë, sa është e prirur të na bjerë me çekiç kokës për të dhënë rezultate. Është një marrëdhënie ku progresi sjell më shumë pjesëmarrje”, u shpreh Rama.

Previous Post

Samiti Ballkanik Perëndimor, Tiranë — Marta Kos: sa fonde marrin Shqipëria, Mali i Zi nga Plani i Rritjes

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al