Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur Halit Valterin në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës.

Valteri do të marrë përgjegjësinë për drejtimin e strukturës që mbikëqyr zbatimin e ligjit në territor, kontrollin e ndërtimeve dhe lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Ai zë vendin e Rigers Sheqerit, i cili u shkarkua nga detyra e kryeinspektorit më 21 nëntor 2026. Vendimi në fjalë që merret nga Veliaj teksa ndodhet pas hekurave, vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit në administratën e Bashkisë së Tiranës, ku janë prekur edhe drejtues të tjerë të strukturave bashkiake.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb