Shpërblehet hajduti i ardhshëm i tendave, Velaij emëron Valterin drejtor të IMT

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.11.2026, 11:09

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të emërojë Halit Valterin në postin e drejtuesit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në kryeqytet. Me pak fjalë, Veliaj ka shpërblyer zarin e tij si hajdut të radhës në buxhetin lokal, duke e emëruar kalorës të tendave pa leje.

Valteri do të marrë përsipër menaxhimin e një prej strukturave kyçe të bashkisë, e cila ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për mbrojtjen e territorit, mbikëqyrjen e ndërtimeve dhe lirimin e hapësirave publike në Tiranë.

Ky emërim pason shkarkimin e kryeinspektorit të mëparshëm të IMT-së, Rigers Sheqeri, një vendim i bërë publik më 21 nëntor 2026.

Kjo lëvizje është pjesë e një vale më të gjerë ndryshimesh dhe riorganizimesh të ndërmarra së fundmi në nivelet drejtuese të disa institucioneve në varësi të Bashkisë së Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit