Moti i keq në SHBA, kamioni për pak sa nuk bie nga një urë! Shpëton shoferi (VIDEO)
Një aksident i rëndë u regjistrua të enjten në Toledo të Ohajos, kur një kamion postar u gjet i varur në një urë, mes motit të keq që po godet Shtetet e Bashkuara.
Mjeti i rëndë u ndal midis një daljeje nga autostrada dhe një ure të ngritur, pa raportuar për të lënduar. Sipas CBS News, ekipet e emergjencës arritën ta nxirrnin kamionin përsëri në rrugë.
Departamenti i Transportit i Ohajos e quajti incidentin “një pamje shumë të pazakontë”, duke falënderuar ekipet që nxituan në vendngjarje për ndihmën e tyre “edhe gjatë festave, edhe kur është ftohtë dhe bie shi”.
Një valë e fuqishme moti të keq po godet shtetet e Midwest dhe Verilindjes së Shteteve të Bashkuara, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm, erëra me forcë stuhie dhe përmbytje të përhapura, ndërsa rritja e niveleve të ujit po shkakton probleme edhe në bregdetin perëndimor të vendit.
Moti i keq ndodh gjatë një prej periudhave më të ngarkuara të udhëtimit të vitit, pasi më shumë se 80 milionë amerikanë pritej të udhëtonin këtë javë për Ditën e Falënderimeve.
Sipas platformës së ndjekjes së fluturimeve FlightAware, 460 fluturime u anuluan të enjten ndërsa 2,508 fluturime të tjera u vonuan për në, nga dhe brenda Shteteve të Bashkuara.
Pakistani pret Arabinë Saudite dhe Turqinë në Islamabad, në fokus pakti i mbrojtjes kundër sulmeve të Huthëve
Radhë të gjata në kufirin Estoni-Rusi përpara mbylljes, familjet në ankth për ndarjen (VIDEO)
Aksident masiv në Zvicër, përplasen 37 automjete! 6 të plagosur
- 11:03 Pakistani pret Arabinë Saudite dhe Turqinë në Islamabad, në fokus pakti i mbrojtjes kundër sulmeve të Huthëve
- 10:54 Hapen arkivat! Pse Ismail Qemali u vendos në krye të lëvizjes që krijoi shtetin shqiptar?
- 10:52 Marta Kos: Shqipëria ka vënë në zbatim 80% të reformave, përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
- 10:48 Rama falënderon Marta Kos: Ka qenë një zë i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në
- 10:44 Rama: Integrimi në BE nuk mund të presë, por kemi ende shumë punë për të bërë
- 10:35 Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë, Rama: Moment vendimtar