Pas vitesh të tëra bojkotimi të punimeve të Kuvendit të Kosovës, deputetët e Listës Serbe po shfaqen gjithmonë e më aktivë në seancat parlamentare. Dikur, pjesëmarrja e tyre kufizohej kryesisht në paraqitje të shkurtra, një herë në gjashtë muaj, për të mos rrezikuar humbjen e mandateve.