Edhe dy banka nisin zbatimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta në Kosovë - TIPS-K

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se, sipas planit, TIPS-K po zgjerohet me pjesëmarrjen e dy bankave të reja.
Bankat që kanë nisur zbatimin e TIPS-K janë Ziraat Bank dhe PriBank.
Aktualisht me këto dy, numri i bankave që operojnë në TIPS-K ka shkuar në gjashtë: ProCredit Bank, Banka për Biznes, Raiffeisen Bank, NLB Banka, Ziraat Bank dhe PriBank.
BQK njofton se lista e përditësuar e bankave pjesëmarrëse, tarifat, përgjigjet në pyetjet më të shpeshta dhe informacionet për funksionimin e sistemit janë në dispozicion në faqen zyrtare të BQK-së, në seksionin e dedikuar për TIPS-K: https://bqk-kos.org/tips-k/.
Bankat e tjera do t'i bashkohen sistemit gradualisht dhe në vijimësi, pas përfundimit të përgatitjeve të nevojshme teknike dhe operative, brenda periudhës kalimtare tremujore, e cila përfundon më 23 shkurt 2027. /Telegrafi/


































