Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka shpallur të paligjshëm përjashtimin për 60 ditë nga punimet e Kuvendit të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe deputetit Klevis Balliu.
Gjykata ka vendosur shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12 tetor 2026, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, përmes të cilit dy deputetët demokratë u përjashtuan për dy muaj nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe komisionet parlamentare.
Në vendimin e saj, Gjykata Administrative ka urdhëruar edhe ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit.
Përjashtimi i Bardhit dhe Balliut u vendos pas incidenteve gjatë seancës plenare për votimin e Reformës Territoriale, ku dy deputetët u akuzuan se kishin hedhur shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të mazhorancës.
Vendimi i Gjykatës Administrative:
- Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu”.
- Dhënien e vendimit me ekzekutim të menjëhershëm.



