Askush nuk e priste, por 10 herë kampioni i botës, Marc Marquez, në mënyrë të befasishme komunikoi lamtumirën nga garat në MotoGp. Marquez bëri të ditur se do të tërhiqet në fund të këtij sezoni.
Valencia do të jetë gara ime e fundit, shkroi piloti i Ducati-t në një karton që mbante në duar, qartësisht i prekur emocionalisht para provave të lira për garën e fundit të 2026-ës në MotoGP.
Piloti spanjoll ka fituar pak ditë më parë titullin e 10-të botëror, duke barazuar Agostinin dhe duke u shndërruar në një legjendë të sportit që përfaqëson.
Pasi arriti maksimumin, duket se pa që aventura e jashtëzakonshme në MotoGP ka mbërritur në fund dhe motorët humbasin një nga personazhet më të rëndësishëm.