Gjykata Administrative shpall të paligjshme përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

Gjykata Administrative shpall të paligjshme përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

11:18, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata Administrative shpalli sot të paligjshme përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Në vendimin e marrë sot Gjykata Administrative urdhëron shfuqizimin e vendimit të marrë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetin demokrat, i cili mban edhe poston e nënkryetarit t1% komisionit të sigurisë Klevis Balliu.

Në pikën 2 shprehet qartë se vendimi ka fuqi të menjëhershme.

Përjashtimet e deputetëve të PD-së bëhen në përpjekje për t'i mbyllur gojën opozitës.

Vendimi për përjashtimin e tyre u mor 12 tetor 2026 nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën pas seancës së 9 tetorit ku maxhoranca vetëm me votat e saj miratoi në mënyrë të njëanshme projektligjin për ndarjen e re territoriale administrative e cila redukton numrin e bashkive nga 61 në 46. Për kryetarin e PD-së Sali Berisha ky vendim dëshmon se "Edi Rama  është armik i egër i parlamentarizmit, i protestës dhe fjalës së lirë dhe një narko-diktator i urryer për shqiptarët.

VENDIMI

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

VENDOSI: 

1. Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu”. 
2. ⁠Dhënien e vendimit me ekzekutim të menjëhershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco