Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës!

Aktualitet

Publikuar: 27/11/2026

Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës!

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka emëruar Halit Valterin në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës. 

Burime për VoxNews thanë se, Valteri do të marrë drejtimin e institucionit që ka në fokus mbrojtjen e territorit, kontrollin e ndërtimeve dhe lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Ky zhvillim vjen pas shkarkimit të Rigers Sheqerit nga detyra e kryeinspektorit të IMT-së, vendim që u bë publik më 21 nëntor 2026.  

Largimi i tij është pjesë e ndryshimeve të fundit në drejtimin e disa strukturave të Bashkisë së Tiranës.

Emërimi i Valterit shënon një lëvizje të re në administratën bashkiake, ndërsa vëmendja tashmë përqendrohet te drejtimi i ardhshëm i institucionit dhe prioritetet që do të ketë në ushtrimin e kompetencave të tij.

/voxnews