Aktualitet

Mot i keq, shiu nuk ndalet!

Sot vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, që sjellin mot me vranësira dhe shira.

Reshjet prezente që në orët e para të ditës, në pjesën më të madhe të territorit kanë intensitet të ulët, ndërsa në zonën jugore, mesatar deri të lartë, në formën e shtrëngatave dhe shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Hera-herës, në jug shfaqen si rrebeshe afatshkurtra.

Në lartësinë mbi 1100 metra në veri e në verilindje bie dëborë me intensitet të ulët. Era fryn me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut, 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit, deri në 15 m/s.  Valëzimi në dete paraqitet i forcës 2-4 ballë.