
Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar këtë të premte vendimin për përjashtimin e dy deputetëve demokratë, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu me 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Balliu dhe Bardhi u përjashtuan pas kaosit në seancën plenare të 8 tetorit ku mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj reformën territoriale.
VENDOSI:
1-Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu”.
2-Dhënien e vendimit me ekzekutim të menjëhershëm.