Bardhi dhe Balliu mund të rikthehen në Kuvend, Gjykata Administrative anulon përjashtimin 60-ditor
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë ka shfuqizuar masën disiplinore të Kuvendit ndaj dy deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, duke e cilësuar të paligjshëm përjashtimin e tyre për 60 ditë nga aktiviteti parlamentar.
Vendimi i gjykatës rrëzon aktin nr. 15, të datës 12 tetor 2026, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, me të cilin dy deputetëve të opozitës u ishte ndaluar pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Përveç shfuqizimit të vendimit të Kuvendit, gjykata ka urdhëruar edhe ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit të saj. Kjo do të thotë se Bardhi dhe Balliu mund t’i rikthehen menjëherë veprimtarisë parlamentare, pa qenë të detyruar të presin përfundimin e afatit 60-ditor të përjashtimit.
Në dispozitivin e vendimit, Gjykata Administrative përcakton shprehimisht shfuqizimin e masës së marrë ndaj dy ligjvënësve, si dhe zbatimin e menjëhershëm të vendimit.
Me këtë vendimmarrje, masa disiplinore e vendosur nga strukturat e Kuvendit ndaj dy deputetëve demokratë humbet fuqinë, duke u hapur atyre rruga për t’u rikthyer në punimet parlamentare.
Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së
Hapen arkivat! Pse Ismail Qemali u vendos në krye të lëvizjes që krijoi shtetin shqiptar?
Marta Kos: Shqipëria ka vënë në zbatim 80% të reformave, përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
- 11:40 I akuzuar për grabitjen e rezidencës së Princit William dhe Kate, shqiptari dyshohet se hyri ilegalisht në Britani të paktën tri herë
- 11:17 Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së
- 11:08 Moti i keq në SHBA, kamioni për pak sa nuk bie nga një urë! Shpëton shoferi (VIDEO)
- 11:03 Pakistani pret Arabinë Saudite dhe Turqinë në Islamabad, në fokus pakti i mbrojtjes kundër sulmeve të Huthëve
- 10:54 Hapen arkivat! Pse Ismail Qemali u vendos në krye të lëvizjes që krijoi shtetin shqiptar?
- 10:52 Marta Kos: Shqipëria ka vënë në zbatim 80% të reformave, përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes