Diomandé shpërthen ndaj dyshimeve për moshën e tij: “Në dhjetor do të bien maskat…”

27 Nëntor 2026
11:48
Alfred Lleshi
back button

I lodhur nga komentet dhe dyshimet e vazhdueshme mbi moshën e tij të vërtetë, Yan Diomandé ka vendosur të thyejë heshtjen. Sulmuesi anësor 20-vjeçar i Bregut të Fildishtë është përballur prej kohësh me akuza në rrjetet sociale, ku disa përdorues vënë në pikëpyetje datën e tij zyrtare të lindjes.

Përmes një mesazhi të publikuar nga “Footmercato”, futbollisti ka paralajmëruar kritikët: “Interneti të lejon të thuash gjithçka pas një ekrani, gjëra që nuk do të kishe guximin t’ia thoshe dikujt në sy. Por të mos harrojmë se fjalët kanë pasoja dhe bota virtuale nuk na çliron nga përgjegjësia për atë që themi”.

Më tej, Diomandé la të kuptohet se mund të ndërmarrë veprime ndaj personave që kanë përhapur këto dyshime: “Në dhjetor, shumë njerëz do të kuptojnë se jo gjithçka mbetet pa u ndëshkuar dhe se secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta. Maskat do të bien”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit